Flash

Pas Katy Perry-t, Orlando Bloom zbulon çfarë kërkon në dashuri

Lapsi.al 15 December 2025
Pas Katy Perry-t, Orlando Bloom zbulon çfarë kërkon në

Orlando Bloom ka të qarta pritshmëritë e tij kur bëhet fjalë për marrëdhëniet romantike. Pas ndarjes nga Katy Perry, aktori ka folur hapur për atë që kërkon te një partnere e ardhshme.

Pas anulimit të fejesës në qershor dhe konfirmimit të ndarjes në korrik, aktori i “Pirates of the Caribbean”, 48 vjeç, u shfaq në një video të re në TikTok gjatë një bisede me krijuesin e faqes The People Gallery.

I pyetur nëse do të preferonte një partnere “me stil apo me para”, Bloom u përgjigj me të qeshur se do të donte “të dyja”. Në të njëjtën video, aktori dha edhe një mesazh motivues për këdo që po kalon një periudhë të vështirë në jetë.

“Merrni iniciativa, ngrihuni, krijoni rutinë, bëni diçka. Aktivizoni trupin, vazhdoni të krijoni,” tha ai.

Deklaratat e Bloom vijnë në një kohë kur Katy Perry është në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Thashethemet për romancën e tyre nisën gjatë verës, kur u panë së bashku në Montreal, ndërsa në tetor ata u shfaqën publikisht si çift në Paris, gjatë festimit të ditëlindjes së këngëtares.

Në dhjetor, Perry e bëri lidhjen zyrtare në Instagram, duke publikuar foto dhe video nga udhëtimi i tyre në Japoni, ku ajo ishte në turneun “Lifetimes Tour”.

Sipas një burimi për People, Perry fillimisht nuk ishte në kërkim të një lidhjeje, por afrimi i vazhdueshëm i Trudeau e shndërroi miqësinë në diçka më serioze.

Nga ana tjetër, Bloom theu heshtjen për ndarjen nga Perry në shtator, duke deklaruar se ishte në një gjendje të mirë emocionale. Aktori dhe këngëtarja kanë së bashku një vajzë pesëvjeçare, Daisy.

“Kemi vajzën më të bukur në botë. Jam mirënjohës për gjithçka,” tha Bloom, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre mbetet pozitive. “Do të jemi mirë. Vetëm dashuri,” përfundoi ai.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Mask”

Aktori Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i pajetë pasditen e së premtes në apartamentin e tij në ...

12:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI