Flash

Zbulohet shkaku i ndarjes së Amy Schumer dhe Chris Fischer

Lapsi.al 15 December 2025
Zbulohet shkaku i ndarjes së Amy Schumer dhe Chris Fischer

Aktorja dhe komediania amerikane Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, po i japin fund martesës së tyre shtatëvjeçare, ndërsa burime pranë çiftit thonë se karriera e saj ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e marrëdhënies.

Sipas një burimi për Daily Mail, pas suksesit të madh të filmit “Trainwreck” në vitin 2015, Schumer ishte në kulmin e karrierës dhe mori shumë oferta për role, por përfundimisht refuzoi një pjesë të tyre.

Kur ajo solli në jetë djalin e tyre, Gene, në maj të vitit 2019, aktorja vendosi ta vendoste karrierën në plan të dytë. Megjithatë, burimi thekson se Schumer “nuk arriti të rikthehej me intensitetin që kishte dëshiruar”.

“Dhjetë vite pas suksesit të ‘Trainwreck’, ajo po përpiqet të rikthejë atë moment dhe të shohë nëse mund të ketë sërish një karrierë të madhe në filma,” tha burimi. “Me këto synime profesionale dhe duke qenë nënë, ajo nuk u fokusua mjaftueshëm në martesë. Në fund, ajo e kuptoi se nuk mund t’i ketë të gjitha, dhe ajo që vuajti më shumë ishte martesa.”

Burimi shtoi se ndarja ishte “e pashmangshme” dhe se Schumer është njëkohësisht e trishtuar dhe e çliruar. Ajo pritet të bashkëprindërojë djalin me Fischer, ndërsa fokusi i saj kryesor do të jetë rikthimi i karrierës, me synime ambicioze për vitin 2026.

Të premten, Schumer e konfirmoi ndarjen përmes një postimi në Instagram.

“Chris dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas 7 vitesh. Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen e djalit tonë,” shkroi ajo.

Përpara njoftimit zyrtar, aktorja kishte tërhequr vëmendje me humbjen e konsiderueshme në peshë dhe u shfaq pa unazën e martesës në disa postime në rrjetet sociale.

Ajo kishte reaguar gjithashtu ndaj thashethemeve për ndarje në një video të fshirë më vonë, ku sqaroi se vendimi nuk kishte lidhje as me ndryshimet fizike dhe as me diagnozën e autizmit të Fischer.

“Çfarëdo që të ndodhë mes meje dhe Chris-it nuk ka lidhje me humbjen në peshë apo me autizmin,” deklaroi Schumer.

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Mask”

Aktori Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i pajetë pasditen e së premtes në apartamentin e tij në ...

12:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI