Flash

Sofia Vergara në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 16 December 2025
Sofia Vergara në një romancë të re dashurie

Sofia Vergara duket se ka gjetur dashurinë përsëri. Pas një periudhe single dhe disa thashethemeve për lidhje të ndryshme, aktorja e “Modern Family” dhe “Griselda” duket se ka konfirmuar një marrëdhënie të re.

Pas divorcit nga Joe Manganiello dhe ndarjes nga kirurgu Justin Saliman në fillim të vitit 2025, Sofia ka qëndruar kryesisht larg mediave, por një postim i fundit në rrjetet sociale është interpretuar nga ndjekësit si konfirmim i lidhjes së saj.

Në imazhet e shpërndara, Sofia shfaqet e lumtur duke kaluar momente të ngrohta me  Douglas Chabbott, një biznesmen amerikan 39-vjeçar i njohur në industrinë e modës dhe të argëtimit.

Çifti është parë së bashku në evente të shtrenjta, gala bamirësie dhe pushime luksoze në Mesdhe, duke përfshirë edhe festivale si ai i Kanës dhe udhëtime romantike në Romë.

Ndjekësit e Vergarës kanë reaguar me entuziazëm, duke komentuar: “Mosha është thjesht një numër kur je Sofia Vergara” dhe “Duken të mrekullueshëm së bashku.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI