Flash

SPAK kërkon arrestimin e tij, Ermal Beqiri dyshohet se është larguar jashtë vendit

Lapsi.al 16 December 2025
SPAK kërkon arrestimin e tij, Ermal Beqiri dyshohet se është

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për ekzekutimin e masave të sigurisë në lidhje me hetimet për tenderat e Agjensisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI). Gjatë kontrolleve të BKH-së në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë prej pjestarëve të familjes, çka shton dyshimet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit, përpara lëshimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Po ashtu nuk dihet ende nëse është ekzekutuar masa e arrestit me burg për Ergys Agasin, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegu...

07:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI