Flash

Starmer: Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk është vijë e drejtë

Lapsi.al 16 December 2025
Starmer: Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk është vijë e

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk është një vijë plotësisht e drejtë, edhe pse bisedimet e zhvilluara në Berlin i cilësoi si produktive.

Deklarata vjen pas takimit të të djeshëm në kryeqytetin gjerman, ku liderë evropianë përcaktuan kushtet për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, të mbështetura nga garanci sigurie me përkrahje amerikane.

Qeveria britanike bëri të ditur se përcaktimi i kontributit të Britanisë së Madhe në një forcë shumëkombëshe evropiane në Ukrainë, pjesë e paketës së re të garancive të sigurisë, është ende disa hapa larg.

Duke informuar sot kabinetin për diskutimet në Berlin, Starmer tha se ishte bërë përparim, veçanërisht në çështjen e garancive të sigurisë.

Sipas një njoftimi nga zyra e tij, kryeministri theksoi se ishte e qartë që rruga drejt paqes nuk është plotësisht e drejtë, por se takimi në Berlin kishte qenë konstruktiv.

Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, e përshkroi luftën në Ukrainë si një moment vendimtar duke thënë se nisma amerikane për paqe ishte më e avancuara se kurrë gjatë konfliktit.

Megjithatë, Healey shtoi se Rusia vazhdon sulmet me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës duke nënvizuar nevojën për rritje të mbështetjes, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

Në deklaratën e përbashkët të liderëve evropianë u theksua sot se BE-ja dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë për garanci të forta sigurie dhe për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI