Flash

Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset

Lapsi.al 16 December 2025
Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset

Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale” s ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë parimin “Paguaj sipas hedhjes”. Në Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve nxjerre per konsultim, qeveria parashikon këtë si një ndër masat që do të zbatohen në vazhdim. Konkretisht do të synohet që të shkohet drejt një sistemi të ri që inkurajon riciklimin.

“‘Paguaj sipas hedhjes” (PAYT) është parimi që ofron nxitje ekonomike në reduktimin e mbetjeve, duke inkurajuar qytetarët të riciklojnë më shumë dhe të reduktojnë krijimin e tyre. Sistemi PAYT, konsiderohet një nga instrumentet ekonomikë më efektivë për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e konsumit të përgjegjshëm. Zbatimi i tij mundëson vendosjen e tarifave të balancuara të mbetjeve bashkiake, sipas të cilit çdo familje ose biznes, paguan sipas sasisë aktuale të mbetjeve të gjeneruara, në vend të një tarife fikse.

Në këtë mënyrë, familjet dhe bizneset do të nxiten të ndajnë sa më shumë mbetje të riciklueshme të jetë e mundur (për të cilat nuk do të paguajnë) dhe do të paguajnë një tarifë mbetjesh vetëm për mbetjet e mbetura të përziera” thuhet në masën 6 të këtij programi.

Sipas qeverisë zbatimi i PAYT kërkon ndryshime thelbësore si në mënyrën e ndarjes së tarifave të mbetjeve bashkiake midis familjeve dhe bizneseve ashtu dhe në sistemin e grumbullimit të mbetjeve bashkiake. Kështu modeli i grumbullimit në pika të përbashkëta duhet të zëvendësohet gradualisht me përdorimin e koshave/kontejnerëve individualë duke mundësuar matjen e sasisë së mbetjeve për familje dhe subjekte biznesi.

Plani që ky sistem i ri të vihet në jetë është brenda vitit 2029 duke i vënë bashkitë para detyrimit të plotësimit të kuadrit dhe logjistikës që kërkon kjo praktikë e re.

“Paralelisht me zhvillimin e modeleve për grumbullimin e mbetjeve, MM do të iniciojë ndryshimet e nevojshme ligjore për adoptimin e sistemit PAYT duke mundësuar zbatimin e tarifave të bazuara në peshë dhe/ose vëllim për shërbimet bashkiake të menaxhimit të mbetjeve. Bashkitë do të fillojnë të aplikojnë tarifimin PAYT për familjet dhe subjektet e biznesit, jo më vonë se viti 2029” thuhet në dokument./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegu...

07:25

Goditja e grupit "Rraja", zbardhen përgjimet

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC është zbuluar se pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në...

13:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI