Flash

Zelensky: Në Rusi nuk numërojnë të vdekurit, por çdo dollar dhe euro që humbasin

Lapsi.al 16 December 2025
Zelensky: Në Rusi nuk numërojnë të vdekurit, por çdo

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur në Parlamentin holandez, bëri thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër Rusisë. Kjo duke theksuar se vetëm ndëshkimi i pashmangshëm i agresorit mund të çojë në llogaridhënie të vërtetë dhe ta detyrojë Moskën të respektojë sundimin e ligjit.

Në veçanti, Zelensky tha se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës, përpjekjet nuk kufizohen vetëm në ndërprerjen e gjakderdhjes, por edhe në krijimin e kushteve të reja të sigurisë në kufijtë e Rusisë për të parandaluar mundësinë e një lufte të re.

"Kjo do të thotë ta detyrosh Rusinë që më në fund të mësojë të jetojë sipas sundimit të ligjit. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka përgjegjësi të vërtetë dhe nëse ndëshkimi i agresorit bëhet i pashmangshëm", tha ai.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti ukrainas vuri në dukje se për momentin udhëheqësit evropianë janë të thirrur të marrin vendime në lidhje me asetet e ngrira ruse. Siç tha ai, shumica e këtyre fondeve ndodhen në Evropë dhe mund dhe duhet të përdoren plotësisht për mbrojtje kundër agresionit rus.

"Agresori duhet të paguajë. Kjo është një çështje e rivendosjes së drejtësisë, në një mënyrë që Rusia mund ta ndiejë vërtet", theksoi ai.

Me një ton veçanërisht të ashpër, Zelensky vuri në dukje se Vladimir Putin nuk beson te njerëzit, por vetëm te pushteti dhe paratë, duke shtuar se në Rusi nuk i numërojnë të vdekurit, por numërojnë çdo dollar dhe çdo euro që humbasin. Për këtë arsye, siç tha ai, kërkohet një vendim i fortë dhe i qartë për fondet ruse.

"Këto para duhet të përdoren për mbrojtje kundër Rusisë. Ju bëj thirrje ta mbështesni këtë zgjedhje", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI