Flash

Ethan McLeod humb jetën në një aksident rrugor: futbollisti anglez ishte 21 vjeç

Lapsi.al 17 December 2025
Ethan McLeod humb jetën në një aksident rrugor: futbollisti
Një lajm tragjik vjen nga Anglia, ku ka ndërruar jetë sulmuesi i Macclesfield, Ethan McLeod, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në autostradën M1, ndërsa po kthehej nga një ndeshje e luajtur nga skuadra e tij në National League North kundër Bedford Town. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:40 lokale pranë Northampton, kur Mercedesi i tij u përplas me një automjet tjetër.

Përkujtimi prekës i Macclesfield për Ethan McLeod

Futbollist me talent dhe shumë i respektuar brenda ekipit, ai lë një boshllëk të madh në klub, i cili shkroi: “Lajmi për ndarjen nga jeta të Ethan ka tronditur të gjithë klubin tonë. Nuk ka fjalë që mund të shprehin ndjenjën e pamasë të trishtimit dhe humbjes që po përjetojmë tani”. Fjalë të ndjera dhe prekëse: “Plagët e thella të shkaktuara nga largimi yt nuk do të shërohen kurrë, por një gjë është e sigurt: trashëgimia e gjallë e Ethan nuk do të zbehet kurrë, pavarësisht sa kohë do të kalojë. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. Buzëqeshja jote unike na magjepsi të gjithëve dhe nuk do të harrohet kurrë”.

Karriera e Ethan McLeod

Macclesfield është një klub i National League North që luan me shpresën për t’u rikthyer mes profesionistëve, në League Two. Ethan McLeod kaloi plot dhjetë vite në akademinë e Wolverhampton, më pas u transferua te Alvechurch FC dhe më vonë veshi fanellat e Rushall Olympic dhe Stourbridge. Vetëm korrikun e kaluar u bë futbollist i Macclesfield, klub që tani e vajton dhe që do të përpiqet ta nderojë edhe në fushë, pasi e ka përkujtuar me fjalë vërtet shumë prekëse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI