Flash

Georgina Rodriguez për unazën e Ronaldos: “Ishte më e pakta”

Lapsi.al 17 December 2025
Georgina Rodriguez për unazën e Ronaldos: “Ishte më e

Cristiano Ronaldo i propozoi për martesë Georgina Rodriguez-it në gusht, pas një lidhjeje nëntëvjeçare, duke i dhuruar një unazë fejesë prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.2 milionë paund), me një diamant gjigant 30 karatësh.

Modelja argjentino-spanjolle, 31 vjeçe, e cila pritet të martohet së shpejti me yllin portugez të futbollit, 40 vjeç, ka folur hapur për momentin e propozimit në një intervistë për ELLE Spain.

Me humor, Georgina u shpreh se unaza ishte “më e pakta që ai mund të bënte” pas kaq shumë vitesh pritje.

“Është e mrekullueshme. Ishte më e pakta që mund të më ofronte pas dhjetë vitesh pritje (qesh). E vërteta është se, kur më propozoi, unaza ishte gjëja e fundit që më erdhi në mendje,” – tha ajo.

Georgina rrëfeu se madhësia e diamantit e la të shokuar.

“M’u desh pak kohë ta përballoja gurin gjigant që më dhuroi. Isha aq e tronditur, sa e lashë në dhomë dhe nuk e pashë  deri ditën tjetër,” – shtoi ajo.

Çifti janë së bashku që prej vitit 2016 dhe kanë dy vajza: Alana, 7 vjeçe, dhe Bella, 2 vjeçe. Binjaku i Bellës, Ángel, humbi jetën gjatë lindjes. Georgina është gjithashtu njerka e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos: Cristiano Ronaldo Jr., 15 vjeç, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, 8 vjeç, të lindur përmes një nëne surrogate. Çifti nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të pasur edhe më shumë fëmijë.

Duke folur për lidhjen e tyre afatgjatë, Georgina u shpreh:

“Ndjeva një lidhje që shkonte shumë përtej fizikes. Nuk mund të them se e parashikova fatin tim apo që e dija se pas dhjetë vitesh do të kishim pesë fëmijë, por përjetova një ndjesi të pashpjegueshme. Ishte sikur shpirtrat tanë u lidhën para se sytë tanë të takoheshin.”

Përveç rolit si nënë, Georgina po ndërton edhe identitetin e saj profesional. Ajo ka pasur sukses me tre sezone të serialit të saj në Netflix “I Am Georgina” dhe së fundmi ka hapur agjencinë luksoze të pasurive të paluajtshme, Bellhatria.

“Jam një vorbull që nuk ndalet kurrë. Edhe pse kam ndihmë, kjo nuk do të thotë se nuk kam përgjegjësi,” – tha ajo, duke shtuar se e do jetën aktive dhe ndihet me fat.

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI