Flash

Guadalajara–Barcelona me vonesë, arsyeja absurde: zbulohet se stadiumi ka probleme

Lapsi.al 17 December 2025
Guadalajara–Barcelona me vonesë, arsyeja absurde: zbulohet se
Guadalajara–Barcelona duhej të luhej në orën 21:00, me të dyja skuadrat në fushë për 1/16-at e finales së Kupës së Mbretit, por gjithçka u shty për një problem shumë serioz që i zuri të gjithë në befasi: stadiumi i vendasve nuk kishte homologimet e nevojshme për të pritur tifozët, pasi ishin shtuar tribuna provizore për të rritur kapacitetin. Një keqorganizim i lidhur me sigurinë, që çoi në shtyrjen e ndeshjes për të tentuar zgjidhjen e situatës në mënyrë që të luhej me praninë e publikut. E gjitha ndodhi shumë pranë orarit të ndeshjes dhe një orë para fillimit, tribunat ishin plotësisht bosh, pasi ishte ndaluar hyrja e tifozëve.

Një orë para fillimit stadiumi i zbrazët: askush nuk e kupton arsyen

Më pak se një orë para goditjes së parë të ndeshjes së Kupës së Mbretit, stadiumi Pedro Escartín i Guadalajara-s ishte ende plotësisht bosh, i mbyllur për publikun, pasi klubi vendas ishte ende në pritje të autorizimit nga bashkia, përmes mbrojtjes civile, për të marrë lejen e përdorimit. Ndërkohë, të dyja skuadrat u paraqitën në stadium pa qenë në dijeni të situatës, duke u përgatitur për ndeshjen që duhej të niste në orën 21:00. Më pas erdhën lajmet e para, zërat për një pezullim përfundimtar, që u shmangën pas lëvizjeve të shpeshta të përgjegjësve, të cilët kërkuan – dhe morën – një shtyrje prej 30 minutash.

Tribuna provizore pa homologim: garë kundër kohës për të zhvilluar ndeshjen

Një vonesë e minutës së fundit për shkak të një problemi të lindur nga tribunat e përkohshme që Deportivo Guadalajara kishte shtuar për të rritur kapacitetin e stadiumit për ndeshjen e sotme, duke shkuar përtej 8 mijë vendeve tradicionale. Pikërisht për këto tribuna duhej të zbatoheshin masa shtesë sigurie dhe të autorizoheshin përmes certifikimeve, por duket se gjithçka është bërë aq shpejt sa nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i instaluar siç duhet. Një nga problemet më serioze është fakti që tribunat e përkohshme nuk janë të numeruara, duke rrezikuar mbipopullim tifozësh që mund të krijojë probleme serioze.

Guadalajara–Barcelona luhet: spektatorët numërohen një nga një nga stewardët

Rreth orës 20:30 nisi hyrja e tifozëve, me punonjës dhe stewardë që u detyruan të punonin jashtë orarit për të menaxhuar fluksin, duke frenuar hyrjen dhe duke lejuar kalimin e shumë pak spektatorëve njëherësh, ndërsa brenda stadiumit stewardë të tjerë u kujdesën për t’u treguar vendet ku të uleshin. Në fund, ndeshja do të luhet gjithsesi, me fillim të vonuar prej gjysmë ore, sapo u përfunduan të gjitha procedurat e hyrjes, duke ndaluar aksesin për tifozët që do të tejkalonin numrin e vendeve të disponueshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI