Flash

New York Knicks mposht San Antonio Spurs dhe fiton NBA Cup: Anunoby magjik, 28 pikë

Lapsi.al 17 December 2025
New York Knicks mposht San Antonio Spurs dhe fiton NBA Cup: Anunoby magjik, 28
New York Knicks kanë fituar NBA Cup 2025, duke mposhtur në finale San Antonio Spurs me rezultatin 124-113, në Las Vegas. Një finale spektakolare, si zakonisht ndodh në basketbollin amerikan, që ka tërhequr vëmendjen e yjeve të botës së showbizz. Pas tre çerekëve të parë të lojës në thelb të ekuilibruar, Knicks u shkëputën, të udhëhequr nga OG Anunoby, autor i 28 pikëve, dhe nga Jalen Brunson, i cili shënoi 25 pikë. Vendimtar ishte edhe kontributi i Karl-Anthony Towns, që e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 11 topa të kthyer nga tabela, pavarësisht një dëmtimi në pulpë që i kufizoi minutazhin. New York e ndërtoi fitoren duke dominuar nën kosh, me një avantazh të qartë 59-42 në numrin total të topave të kthyera nga tabela. Kjo është edicioni i tretë i NBA Cup, e fituar më parë nga Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, respektivisht në vitet 2023 dhe 2024. Çdo lojtar i skuadrës fituese përfiton 318.560 dollarë shtesë për fitimin e trofeut.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI