Flash

Selena dhe Benny në krizë? Fansat të shqetësuar

Lapsi.al 17 December 2025
Selena dhe Benny në krizë? Fansat të shqetësuar

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, Benny Blanco, janë përballur me komente dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale. Që pas martesës së tyre në shtator 2025, fansat kanë vënë re disa momente që sipas tyre tregojnë se producenti nuk është më aq i afërt me këngëtaren sa para dasmës.

Në rrjet kanë qarkulluar disa video ku Blanco duket më i rezervuar ndaj Selenës, duke ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre. Spekulimet u shtuan edhe më shumë pas një ndeshjeje të Los Angeles Lakers më 1 dhjetor, ku gjatë përshëndetjes me fansat, Selena i zgjati dorën për ta kapur, ndërsa Benny hezitoi për disa sekonda përpara se ta bënte. Moment i cili u bë menjëherë viral.

Ky detaj i vogël mjaftoi që fansat të rikthenin dyshimet për një periudhë të vështirë në çift. Edhe video të mëparshme janë analizuar në detaje nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar gjuhën e trupit dhe distancën mes tyre.

Megjithatë, pavarësisht interpretimeve në rrjet, Selena Gomez dhe Benny Blanco kanë treguar se gjithçka mes tyre është në rregull. Në një video festive për Krishtlindje, çifti u shfaq i qetë dhe i lumtur, duke lënë të kuptohet se janë gati të festojnë fundvitin bashkë dhe se thashethemet nuk pasqyrojnë realitetin e marrëdhënies së tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI