Flash

Berisha: Nuk ka parlament derisa ligji të mbizotërojë

Lapsi.al 18 December 2025
Berisha: Nuk ka parlament derisa ligji të mbizotërojë

Pas përfundimit të seancës kaotike të ditës së sotme në parlament, Kreu i Partisë Demokratike është prenoncuar për mediat jashtë kuvendit. Në këtë deklaratë, Sali Berisha, ritheksoi se beteja e opozitës vijon të jetë për ligjin. Ai vijon me akuza ndaj Ballukut dhe Agasin duke thënë se ky i fundit është ndër njerëzit më të afërm të Ramës.

Sipas Berishës, me ata që zbatojnë moton 'vidh dhe ik', nuk ka dhe nuk do të ketë një senacë plenare derisa ligji të mbizotërojë.

"Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore. Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.", tha Berisha.

Të këshilluara

Tensione në Kuvend, opozita ndez flakadanë

Tensione në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ndezur në vendin ku ulen ministrat flakadanë. Ndërkohë i kanë hedhur bidonë me ujë dhe d...

10:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI