Flash

BILD: Arrestohet në Francë ekstremisti i majtë shqiptar, kërkohej nga Gjermania

Lapsi.al 18 December 2025
BILD: Arrestohet në Francë ekstremisti i majtë shqiptar,

Policia franceze ka arrestuar një anëtar të dyshuar të “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë. Sipas BILD, shqiptari i identifikuar si Rexhino A. kërkohej me urdhër arresti gjerman. I njohur edhe me nofkën “Gino”, ai dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë të të ashtuquajturës “Hammerbande” (Banda e Çekiçit) mes tyre Maja T. 24 vjeç dhe Lina E. kanë sulmuar neonazistët në Budapest, duke i plagosur rëndë. [caption id="" align="alignnone" width="992"]Personi jo-binar Maja T. (24) është në gjyq në Hungari si anëtare e Gang Hammer. Maja T[/caption] Shqiptari ishte arrestuar edhe një herë në muajin nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Në atë kohë, Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si anëtar i “Bandës së Çekiçit”. Në Gjermani, në qytetin Dresden, po zhvillohet aktualisht një proces gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann (32 vjeç). Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg. Avokati i shqiptarit Rexhino A. ka shprehur frikën se, nëse klienti i tij transferohet në Gjermani, ai do të ekstradohet më pas në Hungari, ashtu siç ndodhi me Maja T.. Kjo e fundit u transferua në Hungari në verën e vitit 2024, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli këtë veprim të paligjshëm. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI