Flash

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë nga viktimat e luftës në Kosovë

Lapsi.al 18 December 2025
Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë nga

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.

Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të qytetit, u gjetën dy pjesë eshtërore që janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ndërkaq, sot u gjetën “mbetjet mortore të të paktën një individi” që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që mund të jenë në listën e personave të zhdukur.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, u tha në njoftim.

Muajt e fundit janë kryer gërmime në disa lokacione, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998/99, informon Radio Evropa e Lirë.

Në shtator, në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit u gjetën mbetje mortore. Ndërkaq në tetor, në Hajvali të Prishtinës u gjetën mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin të paktën katër personave të zhdukur gjatë luftës.

Atëbotë, kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi se gjatë këtij viti nga gërmimet e kryera në mbarë Kosovën, ishin gjetur “mbetje mortore në 12 lokacione”.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë afër 13 mijë persona, ndërkaq afër 1.600 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e viktimave ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo deklaratë përmbante zotime për qasje të plotë në informacione të besueshme, përfshirë ato të klasifikuara, qasja në dokumente me rëndësi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe krijimin e një komisioni për këtë çështje të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, kjo deklaratë ende nuk është zbatuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI