Flash

Konflikti për Château Miraval: gjykata në anën e Brad Pitt

Lapsi.al 18 December 2025
Konflikti për Château Miraval: gjykata në anën e Brad Pitt

Brad Pitt ka shënuar një fitore të rëndësishme në përplasjen ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, lidhur me kantinën franceze Château Miraval.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit, duke urdhëruar që Jolie të dorëzojë email-e private dhe mesazhe tekst që lidhen me shitjen e pjesës së saj të pronës. Çifti e bleu kantinën gjatë martesës së tyre.

Një burim i afërt me çështjen ka deklaruar se këto komunikime “do të vërtetonin se Jolie ka qenë jo e sinqertë që nga fillimi lidhur me qëllimet e saj reale për shitjen e aksioneve”.

Sipas vendimit, Angelina Jolie ka 45 ditë afat për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.

Avokati i aktores, Paul Murphy, reagoi duke shprehur zhgënjim ndaj vendimit të gjykatës, duke theksuar se ai shkel ligjin e Kalifornisë mbi komunikimet e privilegjuara.

“Ky vendim cenon të drejtën themelore të znj. Jolie për një proces të drejtë dhe është një tjetër përpjekje e z. Pitt për ta ngacmuar dhe kontrolluar,” u shpreh Murphy, duke shtuar se vendimi do të apelohet.

Padia është pjesë e procesit ligjor të nisur nga Pitt, i cili pretendon se Jolie e ka shitur në mënyrë të paligjshme pjesën e saj të kantinës te grupi Stoli në vitin 2021, pa u konsultuar me të, ndonëse ata kishin rënë dakord që asnjëra palë të mos shiste aksionet pa miratim të ndërsjellë.

Çifti bleu pronën në vitin 2008 për rreth 28.4 milionë dollarë, me synimin për ta kthyer në një biznes familjar dhe për të rritur fëmijët e tyre aty.

Brad Pitt pretendon se komunikimet e Jolie me menaxherin e saj të biznesit dhe bashkëpunëtorë të tjerë janë kyçe për zbardhjen e marrëveshjes së shitjes, ndërsa Jolie këmbëngul se ato janë komunikime të mbrojtura ligjërisht.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI