Flash

Operacioni “Metalurgjiku”, gjykata e Elbasanit liron nga qelia 16 të arrestuarit

Lapsi.al 18 December 2025
Operacioni “Metalurgjiku”, gjykata e Elbasanit liron nga qelia 16

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia 16 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metalurgjiku”.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Denis Frroku, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, të përfaqësuar nga prokurori Kreshnik Ajazi, vendosi pranimin pjesor të kërkesës, duke vlerësuar si të paligjshme arrestimet në flagrancë dhe duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.

U liruan Juncheol Chung, Ismail Dybeli, Prakash Kadel, Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Dheeraj Kumar, Jakup Karaj, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi dhe Eglis Flaga.

Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, në kërkim vijojnë të jenë shtetasit: Agron Shapllo, Serafin Orgocka, Ilir Londo, Ajet Kala, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Bujar Zogu dhe Gjergji Bezati.

peracioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, konsiderohet si një nga aksionet më të forta kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit.

Hetimet kanë në fokus aktivitetin e paligjshëm industrial në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, ku dyshohet se ndotja sistematike ka rrezikuar drejtpërdrejt mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Në kuadër të procedimit penal janë vënë nën hetim dy kompani: CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k. Sipas organit të akuzës, këto subjekte dyshohet se kanë ushtruar përpunim të paligjshëm të mbetjeve dhe prodhim ferrokromi, në shkelje flagrante të legjislacionit mjedisor.

Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), subjektet nën hetim:

-kanë shkelur rëndë ligjin mjedisor,

-kanë ndotur ajrin, tokën dhe ujërat,

-nuk kanë zbatuar rregullat për menaxhimin e mbetjeve,

-kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, një aktivitet me rrezik ekstrem për shëndetin publik.

Për këto shkelje janë vendosur masa administrative të rënda, përfshirë gjobat në vlera milionëshe dhe pezullimin e aktivitetit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat do të shërbejnë si prova kyçe materiale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI