Flash

Reagimi i Luis Enrique kur i përmendin numrin e titujve të PSG: diçka nuk përputhet

Lapsi.al 18 December 2025
Reagimi i Luis Enrique kur i përmendin numrin e titujve të PSG:
Fitorja e Kupës Interkontinentale është trofeu i gjashtë i fituar nga Paris Saint-Germain, që mbyll rrugëtimin e gjatë sportiv të sezonit të kaluar. Gjashtë… e megjithatë, në konferencë për shtyp, pas suksesit me penallti ndaj Flamengos (falë Safonov që priti plot 4 goditje nga pika e bardhë), llogaritë nuk dalin. “E përfundove sezonin me katër tituj dhe një finale të humbur. Si do ta përkufizoje? A është ndoshta më i miri i karrierës sate?” Luis Enrique shikon rreth e rrotull, buzëqesh, heziton, për një çast duket sikur ka keqkuptuar, jep përshtypjen se po rifillon llogaritjet, pastaj kthen kokën nga një bashkëpunëtor, bën një shenjë mirëkuptimi dhe sulmon. Po, janë gjashtë tituj të fituar dhe ia tërheq veshin (metaforikisht) gazetarit që kishte harruar nja dy. “Katër tituj… jo. Hajde, hajde… duhet të shtosh disa”.

Trajneri i PSG-së qorton gazetarin: “Ke harruar dy”

Luis Enrique përdor një ton sarkastik për t’iu përgjigjur reporterit që, duke bërë shumën e titujve të sezonit të kaluar, kishte lënë dy rrugës. Përmend finalen e Kupës së Botës për Klube të humbur kundër Chelseat në SHBA dhe ushqen hutimin e trajnerit që e kupton menjëherë gabimin. “Ke harruar dy, apo jo? – thotë trajneri i Paris Saint-Germain –. E di që AS (referenca ironike ndaj gazetës spanjolle, shën. red.) më do shumë, por të më heqësh dy trofe… kujdes se këtë PSG-ja nuk ta fal”. Pasi kalon sikleti i momentit, trajneri e plotëson përgjigjen: “Gjashtë trofe, nuk është aspak keq. Por duhet të vazhdojmë. Kemi treguar identitet dhe dëshirë për të fituar trofe. Kjo është mentaliteti ynë: të vazhdojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori”.

Sa trofe ka fituar vërtet PSG-ja dhe pse nuk është një ‘sestuplo’

PSG-ja ka fituar vërtet gjashtë trofe, por ky varg i jashtëzakonshëm fitorejesh nuk mund të quhet ‘sestuplo’. Në ç’kuptim? Francezët kanë fituar Champions League-n, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës, Superkupën e UEFA-s dhe tani edhe Kupën Interkontinentale, por nuk bëhet fjalë për një sestuplo si ata të Barcelonës së Guardiolës në 2008-2009 dhe Bayern Mynihut të Flick-ut në 2019-2020, sepse ato skuadra fituan të gjitha garat ku morën pjesë. PSG-ja, që e humbi Kupën e Botës për Klube, nuk arriti ta realizojë këtë arritje. Ka gjashtë tituj, por jo atë që tradicionalisht njihet si sestuplo.

Luis Enrique e pyetja e sikletshme për Safonov e Chevalier

Paraqitjet e jashtëzakonshme të portierit rus, i cili deri dy vite më parë ishte në hijen e Donnarumma-s, kanë rihapur vëmendjen mbi çështjen e portierit. Chevalier ishte marrë me miratimin e trajnerit, i cili kërkonte një portier me karakteristika teknike të sakta: pra, që të dinte të luante mirë edhe me këmbë, përveçse të bënte detyrën mes shtyllave. Në konferencë, pas asaj që bëri Safonov, Luis Enrique pyetet se si mendon ta menaxhojë tani këtë dualizëm, sidomos në dritën e disa pasigurive të shfaqura nga Chevalier (i përfunduar në shënjestrën e kritikave edhe për investimin e bërë për të). “Nuk është momenti për të thënë kush është numri një mes Safonov dhe Chevalier – e pret shkurt trajneri – është momenti që të gjithë ne të përgëzojmë veten, tifozët tanë dhe të vazhdojmë të shkruajmë historinë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI