Flash

Spalletti i tërbuar me gjestin e teknikut të Bolonjës: “I vetëm nuk ia del dot?”

Lapsi.al 18 December 2025
Spalletti i tërbuar me gjestin e teknikut të Bolonjës: “I
Juventus mposhti Bolonjën në raundin e fundit të kampionatit, por në “Dall’Ara”, përveç golit vendimtar të Cabal, ajo që bëri shumë zhurmë ishte edhe përplasja verbale nga afër mes teknikëve Spalletti e Italiano përpara arbitrit të katërt. Por çfarë ndodhi realisht? Gjatë ndeshjes, siç raportohet nga programi “Bordocam” i DAZN, Spalletti vuri re se më shumë se një herë pankina e Bolonjës shkonte të fliste dhe të protestonte te arbitri i katërt, Zufferli. Por ajo që e irritoi teknikun Spalletti nuk ishte vetëm prania e trajnerit Italiano përballë Zufferlit, por edhe ajo e team manager-it të Bolonjës. Trajneri i Juventus vendosi kështu të “bëjë drejtësi” vetë duke iu afruar atyre: “Po qe se çdo herë vini dy veta, atëherë thërras edhe unë njerëz, thërras dikë. Pse ai vetëm nuk ia del dot?”

Spalletti e ka me Italianon dhe team manager-in e Bolonjës

Spalletti më pas, duke iu drejtuar team manager-it të Bolonjës, në lidhje me Italianon, thotë: “Ai ia del vetë”. Italiano nuk përgjigjet dhe preferon të mos hyjë në polemikë, duke i tërhequr vëmendjen Orsolinit. Ndërkohë, Spalletti hap krahët dhe, duke u kthyer me shpinë nga pankina e Juventus, sikur të donte të nënvizonte një sjellje që padyshim nuk i pëlqente aspak. Spalletti kishte drejtuar gishtin edhe ndaj pankinës së Bolonjës sepse po protestonte pas një ndërhyrjeje të fortë të Ferguson ndaj Yildiz, i cili, pasi mori një goditje në kokë, mbeti i trullosur për disa minuta dhe madje, duke u ngritur, preku tëmthat duke thënë: “Oh Zoti im”. Spalletti, duke parë këtë, zemërohet me arbitrin sepse, përveç faktit që nuk u dha asnjë ndëshkim për Ferguson, vëren edhe protestat e pankinës së emilianëve. Me pak fjalë, trajneri i Juventusit përpiqet të bëjë drejtësi vetë duke ngritur zërin dhe duke kërkuar respekt sipas mënyrës së tij. Tekniku bardhezi ishte protagonist me arbitrin e ndeshjes edhe gjatë episodeve të diskutueshme që kanë të bëjnë me Lucumí. Kur mbrojtësi shtyn kanadezin David duke e rrëzuar, Spalletti bërtiti drejt arbitrit të katërt: “Si? Si? Si?”, duke mbetur i habitur.

Spalletti protestoi pas gjestit të Lucumí ndaj Conceição

E njëjta gjë ndodhi në pjesën e dytë, kur mbrojtësi i Bolonjës bëhet protagonist i një gjesti që zemëroi tifozët e Juventus. Lucumí nervozohet me Conceiçãon, duke e akuzuar se ka ekzagjeruar rënien në zonë, dhe kështu, ndërsa përpiqet ta ngrejë, e shtyn më pas me forcë përsëri në tokë. Spalletti pa gjithçka, por në këtë rast iu drejtua arbitrave të ndeshjes thjesht duke hapur krahët dhe duke qëndruar i palëvizur në atë pozicion për një kohë të gjatë. Me pak fjalë, Spalletti tani ka hyrë plotësisht në eksperiencën e tij te Juventus.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI