Flash

Tusk: Nëse bie Ukraina, radhën e ka Polonia

Lapsi.al 18 December 2025
Tusk: Nëse bie Ukraina, radhën e ka Polonia

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të enjten se pavarësia e shtetit të tij do të rrezikohej, nëse Ukrainë do të detyrohej të kapitullonte.

Ai u ka thënë gazetarëve gjatë një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel lidhur me financimin e Ukrainës se udhëheqësit janë të angazhuar "në një proces shumë të vështirë" të përpjekjes për të arritur një marrëveshje, me një grup vendesh më kritike "teorikisht më të rrezikuara nga një lloj veprimi hakmarrës ose financiar nga Rusia", e që është kryesisht Belgjika.

Ai thotë se ata po kërkojnë mënyra për t'i bërë të gjitha vendet të ndihen rehat me atë që po propozohet.

Por ai ka shtuar se edhe Polonia do të rrezikohej nëse Ukraina do të detyrohej të kapitullonte, si pasojë e mosveprimeve nga Evropa.

"Pavarësia polake do të ishte nën kërcënim nëse rezulton se si pasojë e vendimeve të dobëta ose mungesës së veprimit nga Evropa, Ukraina do të detyrohej të dorëzohet nga lufta”, ka deklaruar ai.

“Dua që kjo të kuptohet më në fund nga të gjithë – jo vetëm nga kolegët tanë këtu në Evropë, por edhe nga të gjithë në Poloni, se kur flasim për domosdoshmërinë e mbështetjes së Ukrainës duke përdorur këto fonde ruse, kjo ndodh sepse e dimë shumë mirë se pavarësia e Ukrainës e largon rrezikun e agresionit ose luftës nga kufijtë polakë.

Anasjelltas, rënia e Ukrainës si rezultat i kësaj lufte do të nënkuptonte një kërcënim të drejtpërdrejtë për Poloninë”, ka shtuar ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI