Flash

“Meshkujt të zhgënjejnë”: Taylor Swift rrëfen dhimbjen pas ndarjeve

Lapsi.al 19 December 2025
“Meshkujt të zhgënjejnë”: Taylor Swift rrëfen

Taylor Swift ka bërë komente të rralla dhe të sinqerta për ndarjet e saj me ish-partnerin Joe Alwyn dhe romancën on-off me Matty Healy, në episodin e katërt të dokumentarit të saj në Disney+, “End of an Era.”

“Kalova dy ndarje në gjysmën e parë të këtij turneu dhe, sinqerisht, janë shumë ndarje,” thotë Swift, duke shtuar se turneu Eras Tour i dha “qëllim” dhe e ndihmoi të “ngrihej nga shtrati” mes vështirësive personale.

“Meshkujt mund të të zhgënjejnë. Eras Tour kurrë,” shprehet ajo.

Këngëtarja flet edhe për procesin e krijimit të albumit të saj të 11-të, “The Tortured Poets Department,” të cilin e përshkruan si përmbledhje të “gjithë ndjenjave të këqija” të dy viteve të fundit dhe një periudhë “të ashpër” të jetës së saj. Swift thekson se shpesh perceptohet si një “konglomerat” dhe jo si njeri, veçanërisht në marrëdhënie.

Në një episod tjetër, ajo falënderon ekipin dhe njerëzit e afërt që e kanë mbështetur gjatë kohëve të vështira: “Është e mrekullueshme të kesh një familje profesionale me vete, ndërsa kalon faza, ulje-ngritje dhe zemërthyerje.”

Swift dhe Joe Alwyn u ndanë në vitin 2023 pas gjashtë vitesh lidhje. Albumi “The Tortured Poets Department”përfshin disa këngë që i referohen kësaj marrëdhënieje. Ndërkohë, ajo dhe Matty Healy u rilidhën shkurt pas ndarjes nga Alwyn, përpara se të ndaheshin sërish në verën e vitit 2023; edhe kjo periudhë ka reflektime në disa këngë të albumit.

Sot, Swift është e fejuar me yllin e NFL-së, Travis Kelce, me të cilin nisi lidhjen në verën e vitit 2023. Dokumentari ofron gjithashtu momente nga romanca e tyre, përfshirë një telefonatë emocionale. Çifti njoftoi fejesën në gusht dhe planifikon martesën gjatë verës së ardhshme.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI