Flash

“Mundësia” protestë te Kuvendi, Shehaj kërkon të jetë në Këshillin e Mandateve

Lapsi.al 19 December 2025
“Mundësia” protestë te Kuvendi, Shehaj kërkon të

Partia Mundësia është duke zhvilluar një protestë jashtë kryesisë së Kuvendit ku pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku me kërkesë të SPAK.

Nga ana e tij, deputetët e kësaj partie Agron Shehaj dhe Erald Kapri është futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhje.

“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ia dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë. Ne i kemi dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Peleshi ku i kemi kërkuar që të jemi pjesëmarrës në mbledhje. Deri tani, ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e tij dhe po mbahemi jashtë”, tha Shehaj në një lidhje live nga faqja e vet në Facebook.

Të këshilluara

Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të programit Diversity Visa (llotaria e kartës së gjelbër), pas një sulmi të rëndë me a...

10:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI