Flash

Afera "Epstein"/ Dalin foto të Bill Klinton në pishinë me një grua

Lapsi.al 20 December 2025
Afera "Epstein"/ Dalin foto të Bill Klinton në pishinë

Disa fotografi të publikuara së fundmi tregojnë ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, me një grua duke notuar në një pishinë.

Fotografitë besohet se janë realizuar gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, periudhë kur Clinton u fotografua disa herë me Epstein, përpara se ky i fundit të arrestohej për herë të parë. Deri më sot, Bill Clinton nuk është akuzuar nga asnjë prej të mbijetuarve të abuzimeve të lidhura me Epstein dhe ka mohuar vazhdimisht se ka pasur dijeni për aktivitetet kriminale të tij.

Në reagim ndaj publikimit të imazheve, një zëdhënës i Clinton, Angel Ureña, deklaroi se fotografitë janë më shumë se 20-vjeçare dhe nuk provojnë asgjë të paligjshme. Ai theksoi se Clinton i ndërpreu kontaktet me Epstein përpara se krimet e tij të bëheshin publike.

“Ka dy lloje njerëzish: ata që nuk dinin asgjë dhe i shkëputën lidhjet me Epstein herët, dhe ata që vazhduan marrëdhëniet edhe pasi gjithçka doli në dritë. Ne jemi në grupin e parë,” shkroi Ureña në rrjetet sociale.

Ai shtoi se publikimi i këtyre imazheve nuk e ndryshon këtë fakt dhe bëri thirrje që fokusi të jetë te përgjegjësia reale, e jo te sulmet politike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI