Flash

Aksident në Maliq, lëndohen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Lapsi.al 20 December 2025
Aksident në Maliq, lëndohen dy pasagjerët, mes tyre një

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, me pasojë dy të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Policia bën me dije se shoferi me inicialet K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar pasagjerët shtetasi V. D., 36 vjeç, dhe një 11-vjeçar, banues në Tiranë, të cilët u dërguan për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI