Flash

Kremlini konfirmon gatishmërinë e Putinit për dialog me Makronin

Lapsi.al 21 December 2025
Kremlini konfirmon gatishmërinë e Putinit për dialog me Makronin

Presidenti rus Vladimir Putin është pro ftesës, duke u shprehur “i gatshëm për dialog” edhe me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i cili për mediat ruse theksoi se “nëse ekziston vullneti i ndërsjelltë politik për ta bërë këtë”, atëherë Putin është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin.

Pas dhënies se dritës jeshile të Kremlinit, presidenca franceze e bën të ditur se do të vendosin në ditët në vijim se si do të procedojnë në këtë drejtim, duke shtuar se çdo bisedë me Putinin do të jetë transparente me qëllim arritjen e një paqeje te qëndrueshme. Ndërkohë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijojnë edhe sot bisedimet e treta mes të dërguarit të Presidentit rus, Kirill Dimitriev dhe të dërguarit special të SHBA-së, Steve Uitkoff, dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe palës ukrainase.

Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë më herët këtë javë raportuan përparim në garancitë e sigurisë për Kievin, si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, por mbetet e paqartë nëse këto kushte do të jenë të pranueshme për Moskën.

Ndërsa përpjekjet diplomatike vijojnë në disa fronte, në terren Rusia vijon përpjekjet për të forcuar pozitat e veta.

Rusia tha se forcat e saj të armatosura kishin marrë kontrollin mbi dy vendbanime të tjera në rajonet Sumy dhe Donetsk, ndërsa Ukraina raportoi sulme kundër një fregate ruse.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI