Flash

Zelenski zbulon detaje nga negociatat treshe për paqe

Lapsi.al 21 December 2025
Zelenski zbulon detaje nga negociatat treshe për paqe

Për herë të parë që prej gjashtë muajsh sërish mund të ketë bisedime direkte ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për një armëpushim të mundshëm në luftën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

“SHBA propozon një takim trilateral të këshilltarëve sigurisë kombëtare: Amerikë, Ukrainë, Rusi”, tha presidenti ukrainas Volodymir Zelenski në Kiev.

Ai vuri kushte për bisedimet direkte me përfaqësuesit e Moskës. “Nëse mund të zhvillohet një takim i tillë, për të shkëmbyer të burgosurit ose për mundësuar një marrëveshje lidhur me takimin tripalësh të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, ne do t’i mbështesim këto propozime”, tha Zelensky. “Të shohim si do të zhvillohen gjërat.”

Të premten në Majami në shteti federal të Floridës në SHBA kanë filluar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Europës.

Pjesëmarrës janë kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Andrij Hnatov, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Steven Witkoff dhe Jared Kushner si dhe përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Për Gjermaninë është në bisedime këshilltari i kancelarit për politikën e jashtme, Günter Sautter.

Ndërmjetësuesit e SHBA-së do të vazhdojnë bisedime të veçanta me palën ruse. Kirill Dmitrijev, këshilltari i presidentit të Rusisë konfirmoi pjesëmarrjen në bisedimet në Florida. Në platformën X ai shkruan, se po udhëton për në Majami. Në mesazhin e tij ai publikon edhe një një emoji me një pëllumb paqeje.

Nëse do të arrihet në fund në një takim trilateral ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe atyre ukrainas, kjo deri tani mbetet e hapur.

Së fundi delegacionet ukrainase dhe ruse janë takuar zyrtarisht për bisedime direkte në korrik në Stamboll. Në valën e këtyre bisedimeve u ra dakord për shkëmbimin e të burgosurve, por nuk pati asnjë përparim konkret.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i hodhi poshtë njoftimet, që linin të kuptohej, se qeveria e tij do t’i imponojë Ukrainës të pranojë marrëveshjen e paqes me Rusinë. “Ne nuk mund t’ia imponojmë Ukrainës një marrëveshje. Ne nuk mund t’ia imponojmë Rusisë një marrëveshje. Ato duhet ta duan vet një marrëveshje, tha Rubio. Të enjten presidenti i SHBA-së Donald Trump sërish i bëri thirrje Kievit që të “lëvizë” më shpejt drejt marrëveshjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI