Flash

Berisha nga selia e PD: Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës

Lapsi.al 22 December 2025
Berisha nga selia e PD: Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga selia e PD, deklaroi për mediat se protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë protestat e opozitës kundër 3 institucioneve, Kryeministria, Kuvendi dhe ministria e Energjisë. Berisha tha se aksioni nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

"Ju shpreh mirënjohjen më të thellë ju, dhe atyre që iu përgjigjën thirrjes së PD në një protestë historike. Duhet ta kuptojë secili prej nesh misionin, nëse në protestat e para 11 majit ne u ngritëm për të shpëtuar PD, pluralizmin politik, ne jemi në këmbë për të shpëtuar demokracinë, familjen.

Ky është misioni më i lartë sublim, më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90. Ky është misioni që do përcaktojë fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare. Të betohemi që ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore, ne jemi të pamposhtur dhe nuk mundemi kurrë. Kemi para një kufomë politike, që do ta groposim dhe arkivojmë.

Aksioni nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës. 3 do të jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria ndërtesë e krimit ku ky hajdut mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin shkresa për të vjedhur qytetarë shqiptarë; pluramenti që asgjëson ligjin dhe Surreli pallati i krimit, rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel.

Kush urdhëroi pengmarrjen? Edi Rama urdhëroi të merrej peng. Mirlinda Karcanaj është viktimë. Në protestë ftova dhe ftoj të gjithë ata shqiptarë që e ndjejnë se Edi Rama nuk duhet të rrijë një orë e më parë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI