Flash

Berisha nis fjalën në protestë: Nuk është më kryeministër, por kapobandë

Lapsi.al 22 December 2025
Berisha nis fjalën në protestë: Nuk është më

Sali Berisha nis fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë. 

"Nderimin më të madh ju burrat dhe gratë djemve dhe vajzave që u ngritët sot si uragan i shpresës besimit, shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur miq ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por ndofta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare, në 10 vjetët e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtim, zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre. Sot ata kaë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë më pak në këtë dhe të bekuar. Mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë tuaja me pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq ka vendosur veten mbi ligjin kushtetutën mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me 0. Jam mbi ligjin dhe kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë" - u shpreh Berisha. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI