Flash

Policia kryen masakër gjobash në Tiranë (Shifrat)

Lapsi.al 22 December 2025
Policia kryen masakër gjobash në Tiranë (Shifrat)

Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke treguar shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin makinat.

Vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4, 744 për drejtuesit që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shpejtësia mbi normat e lejuara, parakalim i gabuar etj.

32 shoferë janë arrestuar ose do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar 53 automjete.

Detaje nga policia: 

Gjatë javës që kaloi dhe gjatë kësaj fundjave, shërbimet e Policisë Rrugore, me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes, kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset dhe pikat lidhëse të kryeqytetit, me objektivat madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i pranisë shtesë dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje rrugore të rrezikshme, për të cilat janë vënë masat administrative si më poshtë:

Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara - 1838 masa;

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit - 1207 masa;

Mosvendosje e rripit të sigurimit - 722 masa;

Mosvendosje e kaskës mbrojtëse - 653 masa;

Mosrespektim i radhës së qarkullimit - 250 masa;

Parakalim i gabuar - 74 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:

janë arrestuar/proceduar penalisht 32 shtetas;

janë bllokuar 53 automjete.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si një kontribut i përbashkët dhe tejet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI