Flash

“Reuters”: Molotovë ndaj qeverisë shqiptare pas akuzave për korrupsion

Lapsi.al 22 December 2025
“Reuters”: Molotovë ndaj qeverisë shqiptare pas akuzave

Nga REUTERS/ Protestuesit në Tiranë hodhën të hënën bomba molotov ndaj ndërtesës qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.

Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi u bënë akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, ajo është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore për të favorizuar disa kompani në projekte të mëdha infrastrukturore.

Ajo iu referua akuzave në parlament muajin e kaluar si "shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra" dhe deklaroi se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.

Zyra e Prokurorisë Speciale, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar këtë javë që parlamenti të heqë imunitetin e Ballukut dhe të lejojë arrestimin e saj.

Nuk është e qartë se kur pritet të votojë parlamenti, ku partia qeverisëse e Ramës mban shumicën. Teksa protestuesit hodhën bomba molotov, policia me pajisje kundër trazirave mbrojti ndërtesën e qeverisë, por nuk i shtyu protestuesit.

“Mjaft kemi duruar sepse bëhet fjalë për dhjetëra e qindra miliona euro të vjedhura, dhe ajo nuk po jep dorëheqjen. Kjo është e turpshme", - tha protestuesi Arben Sulo.

Balluku drejton gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila menaxhon qindra miliona euro në projekte të tilla si rrugë, ura dhe tunele. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI