Flash

Salianji në protestë/ Berisha: Çdo njeri që vjen është i mirëpritur

Lapsi.al 22 December 2025
Salianji në protestë/ Berisha: Çdo njeri që vjen

Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë një mesazh të qartë në këtë protestë, se opozita nuk tërhiqet. Ai theksoi se beteja nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit të saj. I pyetur për Ervin Salianjin i cili iu bashkua protestës, Berisha tha se kushdo është i mirëpritur.

“Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës. Protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që e ndjejnë se duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie. Unë thirrjen time e bëra aty për çdo forcë politike, për çdo qytetar, për çdo intelektual, cilido është i mirëpritur të na bashkohet. Kjo është një betejë e cila nuk ndalet pa realizimin e misionit të saj." - tha ai. 

Protesta e opozitës në Bulevard/ I pranishëm në shesh edhe

Më tej Berisha tha se “AKSHI është në Surrel. Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet. Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama.

Atëherë ai është një pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë. Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha. Opozita ka vetëm betejë”, - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI