Flash

Vetëvritet aktori i “The Wire”, James Ransone

Lapsi.al 22 December 2025
Vetëvritet aktori i “The Wire”, James Ransone

James Ransone, aktori i njohur për rolin e Ziggy Sobotka në serialin kult të HBO-së “The Wire”, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angelesit, e cila regjistroi vdekjen e tij si vetëvrasje, të premten e 19 dhjetorit në Los Angeles. Ransone u gjet i pajetë dhe autoritetet nuk kanë konstatuar ndonjë akt kriminal në lidhje me ngjarjen.

Ransone ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Bashkëshortja e tij, Jamie McPhee, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fushatë donacionesh në mbështetje të National Alliance on Mental Illness, duke nxitur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

Ransone u bë i njohur për publikun e gjerë me rolin e Ziggy Sobotka, djalit të Frank Sobotkës, në sezonin e dytë të “The Wire” (2003), ku u shfaq në 12 episode. Seriali i famshëm i HBO-së u transmetua nga viti 2002 deri në 2008 dhe konsiderohet një nga produksionet më të vlerësuara në historinë e televizionit.

Gjatë karrierës së tij, Ransone luajti edhe në seriale të tjera të njohura si “Generation Kill”, “Treme”, “Bosch” dhe “Poker Face”, ku pati paraqitjen e tij të fundit televizive në sezonin e dytë që u transmetua në qershor.

Në kinematografi, ai u shfaq në filma si: “Sinister” dhe “Sinister 2”, “Tangerine”, “Mr. Right”, “It: Chapter Two”,“The Black Phone” dhe vazhdimi i tij që pritet të dalë në vitin 2025.

Në vitin 2021, Ransone doli publikisht si i mbijetuar i abuzimit seksual në fëmijëri, duke treguar se kishte përjetuar trauma të rënda që ndikuan thellësisht në jetën e tij.

Ai foli hapur edhe për varësinë nga substancat, duke zbuluar se kishte arritur të qëndronte i pastër që nga viti 2006, pas disa vitesh lufte me varësinë.

 

Të këshilluara

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

Alis është fituesi i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH. Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte e ndarë në mënyrë të barabartë: 50% e pikëve...

09:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI