Flash

Avokati: S'ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me rrëmbimin e Gerond Meçes

Lapsi.al 23 December 2025
Avokati: S'ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen, për të marrë dokumentet për klientin e tij. Ai deklaroi se dosja është shpërndarë në media, ndërkohë që ai dhe klienti i tij nuk e kanë ende.

Haxhia tha se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton se Agasi ka lidhje me fushën e tenderave dhe është i përfshirë në rrëmbim personi. Duke iu përgjigjur gazetarëve Haxhia tha se klienti i tij ndodhet jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi, dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë.

“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë.

SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita" tha Haxhia.

Avokati Haxhia ka kembengulur se klienti i tij ska lidhje me akuzat per AKSHI-n. “Për t’i thënë prokurorisë se para se t’ia japë medias, t’ia japë personit në hetim dhe avokatit, që t'i tregojmë ne opinionit publik që është mbarsur me një gjueti shtrigash dhe në një moment që po shfrytëzohet nga politika duke e paraqitur Agasin si kryeministër në hijë gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Zoti Agasi nuk është ndonjë person i punësuar në shtet, ai është një person që ushtron veprimtari biznesi. Me aq sa e njoh unë nuk ka në kodin penal që duhet të akuzohesh për iniciativën e lirë.

Agasi nuk ka asnjë aplikim në tenderat e AKSHI-t. Ai nuk e ka në objektin e veprimtarisë së tij. Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat e buxhetit. Nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.

Sa i takon filmimeve, atje është një instrument sigurie, pasi Agasit i është tentuar t'i vidhet biznesi. Klienti im nuk është larguar, ai është jashtë shtetit për të lidhur një marrëveshje.

Kur të kthehet do të mbajë qëndrimin e vet. SPAK nxjerrjen e këtyre të dhënave e komprompeton. Nuk e njeh fare personin që është marrë peng”, tha avokati Maks Haxhia.

Gazetarët e kanë pyetur që nëse nuk është politikan ç'lidhje ka Agasi me emërimet?

"SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha ai duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Resh...

07:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI