Flash

Bradley Cooper drejt fejesës me Gigi Hadid?

Lapsi.al 23 December 2025
Bradley Cooper drejt fejesës me Gigi Hadid?

Bradley Cooper ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt fejesës, dy vite pas nisjes së lidhjes së tij me modelen Gigi Hadid.

Sipas Daily Mail, aktori 50-vjeçar i ka kërkuar nënës së Gigi-t, Yolanda Hadid, dorën e vajzës së saj për martesë.

“Bradley i kërkoi Yolanda-s dorën e Gigi-t. Ai dëshiron që ajo ta dijë sa serioz është për Gigi-n dhe se planifikon të ndërtojë një familje të qëndrueshme me të në Nju Jork,” tha një burim për median britanike.

Burimi shtoi se Yolanda është dakord me këtë hap, ndërsa biseda e Gigi-t me të atin, Mohamed Hadid, për dëshirën për t’u martuar me Cooper, është konsideruar një moment shumë i rëndësishëm dhe zyrtar në marrëdhënien e çiftit.

Raportohet gjithashtu se aktori i filmit “The Hangover” e ka informuar edhe nënën e tij, Gloria Campano, për planet e fejesës. “Ata janë shumë të afërt dhe ai e përfshin nënën e tij në çdo vendim,” tha burimi.

Sipas Daily Mail, një nga arsyet kryesore pse çifti dëshiron ta çojë lidhjen në një nivel tjetër është rritja e fëmijëve së bashku.

Bradley Cooper ka një vajzë, Lea De Seine, 8 vjeçe, nga lidhja e mëparshme me modelen Irina Shayk, ndërsa Gigi Hadid është nënë e një vajze, Khai, 5 vjeçe, nga marrëdhënia me këngëtarin Zayn Malik.

Në korrik, Page Six raportoi ekskluzivisht se Cooper ishte “jashtëzakonisht i lumtur” dhe gati t’i propozonte Hadid-it. Një burim bëri të ditur se aktori po mendonte seriozisht për martesë dhe fëmijë me Gigi-n dhe se fejesa mund të ndodhë brenda disa muajsh.

Çifti, sipas burimeve, e imagjinon një familje të bashkuar, ku vajzat e tyre do të rriteshin së bashku, si edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen.

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid u lidhën për herë të parë në tetor 2023, ndërsa lidhjen e konfirmuan publikisht në janar 2024, kur u panë duke ecur dorë për dore në Londër.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi të martën se komediani dhe aktori britanik Russell Brand, 50 vjeç, është akuzuar me një rast përdhunimi dhe një rast sul...

17:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI