Flash

Gjuric: Bisedimet për Ukrainën mund të zhvillohen në Beograd

Lapsi.al 23 December 2025
Gjuric: Bisedimet për Ukrainën mund të zhvillohen në Beograd

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric është shprehur pro planit të presidentit amerikand Donald Trump për Ukrainën, duke ofruar madje që Beogradi të jetë vend i bisedimeve të ardhshme.

"Paqja në Ukrainë është problem më shqetësues në Europë. Ne mbështesim fuqimisht planin e paqes të presidentit Trump dhe të gjitha nismat që mund t’i japin fund përplasjeve.

Beogradi mund të shërbejë si vendtakimi pasi është ndër të paktët kryeqytete që mund të arrihen drejtpërdrejt nga SHBA, Europa, Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme. Përveç kësaj jemi të njohur si mikpritës me takt", ka thënë ai në një intervistë për gjermane “Der Spiegel”.

Propozimi vjen pas bisedimeve të zhvilluara në SHBA mes delegacioneve rusë, amerikaen dhe ukrainase. Po kështu së fundmi në Serbi është tërhequr një projekt me financim të Jared Kushner, duke krijuar një lloj distance të re mes Serbisë dhe SHBA.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI