Flash

U kap me 38 kilogramë kokainë, 40-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Francë

Lapsi.al 24 December 2025
U kap me 38 kilogramë kokainë, 40-vjeçari shqiptar dënohet

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është kapur nga policia franceze me 38.5 kg kokainë, më 11 nëntor të vitit 2025. Konkretisht ai u ndalua nga policia në rrugën Kombëtare 9, pranë qytetit të Béziers.

"Ky individ po ngiste vetëm një furgon kampingu, të marrë me qira në Gjermani. Një kontroll i automjetit zbuloi 35 pako celofani të vulosura me nxehtësi të fshehura nën dyshekun në çatinë e hapur , që përmbanin kokainë."  tha prokurori i Béziers, Arnaud Faugère.

Mediat franceze shkruajnë se kokaina e kapur nga policia kapte vlerën mbi 1.5 milion eurosh. Prokurori tha që ndërsa shqiptari ishte në paraburgim, ai mohoi akuzat për posedim dhe transportim të lëndëve narkotike, duke shpjeguar se automjeti që po drejtonte nga Spanja në Gjermani duhet të jetë ngarkuar pa dijeninë e tij.

40-vjeçari shqiptar, i cili ishte shoferi i furgonit të kampingut u paraqit para prokurorisë publike të Béziers më 14 nëntor 2025, me akuzën e transportimit, posedimit, marrjes dhe importimit të narkotikëve, si dhe për veprën penale doganore të posedimit të mallrave të rrezikshme për shëndetin publik. Ai u dënua me pesë vite burg.

“Shtetasi shqiptar, i cili nuk ishte dënuar kurrë më parë nga sistemi francez i drejtësisë, u gjykua më 22 dhjetor 2025 në paraqitje të menjëhershme nga gjykata penale e Béziers, e cila e dënoi atë me 5 vjet burgim me paraburgim të vazhdueshëm, përveç një ndalimi nga territori francez për një periudhë prej 5 vitesh dhe konfiskimit të sendeve të sekuestruara”, njoftoi prokurori.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI