Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar

Lapsi.al 25 December 2025
Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji

Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identifikuar dhe analizuar burimet kombëtare të tyre.

Në strategjinë për zhvillimin e sektorit minerar qeveria nënvizon se procesi për hartimin e këtij dokumenti po udhëhiqet nga Qendra Rajonale e Inovacionit të EIT RawMaterials në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe përbën një nga nismat më të rëndësishme strategjike të dekadës.

“Dokumenti synon identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e burimeve kombëtare të CRM-ve, përfshirë metalet bazë, ferrometalet dhe mineralet e rralla që kanë rëndësi të veçantë për teknologjitë e tranzicionit të gjelbër, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen dhe industrinë digjitale.

“Roadmap”-i shërben si 17 instrument planifikimi afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit kombëtar të vlerës, nga eksplorimi dhe nxjerrja, deri te përpunimi, riciklimi dhe integrimi industrial, duke garantuar përafrimin me objektivat e Aktit Evropian për Lëndët e Para Kritike (Regullorja (BE) 2024/1252)” thuhet në strategji.

Më herët një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian mori në analizë kapacitetet e vendeve sa i takon lëndëve të para si një formë koordinimi dhe garancie për Europën dhe zhvillimin e industrisë. Lidhur me Shqipërinë studimi sillte ë vëmendje se Shqipëria ka prodhim të disa prej lënëve të para kritike ku së pari, kobalti, që gjendet në zonat minerare të Pogradecit.

Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”. Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave. Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI