Flash

Ndahet nga jeta aktori i "Friends"

Lapsi.al 25 December 2025
Ndahet nga jeta aktori i "Friends"

Aktori amerikan Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua për PEOPLE nga përfaqësuesi i tij, i cili bëri të ditur se Finn u nda nga jeta të hënën, më 22 dhjetor.

Pat Finn ishte më i njohur për rolin e Bill Norwood në serialin e njohur të ABC, “The Middle”, ku u shfaq nga viti 2011 deri në përfundimin e serialit në vitin 2018.

Ai ishte gjithashtu pjesë e disa prej sitcom-eve më ikonike të viteve ’90, përfshirë “Seinfeld”, ku interpretoi personazhin Joe Mayo, dhe “Friends”, ku luajti Dr. Roger, të dashurin e Monicës (Courteney Cox).

Karriera e tij përfshinte edhe role kryesore në “The George Wendt Show” (1995) si Dan Coleman, si dhe një rol të përsëritur në “Murphy Brown” nga viti 1995 deri në 1997, ndër shumë projekte të tjera televizive.

“Po konfirmojmë me shumë trishtim se Pat u nda nga jeta më 22 dhjetor,” tha përfaqësuesi i tij. “Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më i gëzueshëm në çdo ambient. Do të na mungojë buzëqeshja e tij e madhe dhe zemra edhe më e madhe.”

Sipas TMZ, Pat Finn vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles, i rrethuar nga familja. Ai lë pas bashkëshorten e tij prej 35 vitesh, Donna, dhe tre fëmijët e tyre: Cassidy, Caitlin dhe Ryan.

Në një deklaratë për New York Post, përfaqësuesi i tij bëri të ditur se Finn kishte luftuar me kancer në fshikëz në vitin 2022, kishte hyrë në remision, por sëmundja u rikthye dhe u përhap. “Ai ishte një luftëtar në çdo kuptim të fjalës,” thuhej në deklaratë.

Familja e tij e kujtoi aktorin për humorin, dashurinë dhe pasionin për ekipin e tij të zemrës, Chicago Bears.

“Pas një jete të bukur të mbushur me të qeshura, dashuri, familje dhe miq, ndajmë me dhimbje lajmin e ndarjes nga jeta të Pat Finn,” thuhej në deklaratën e familjes. “Në ditët e tij të fundit, reagimi i tij më i fortë ishte sa herë që Bears shënonin një touchdown.”

 

Të këshilluara

Bradley Cooper drejt fejesës me Gigi Hadid?

Bradley Cooper ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt fejesës, dy vite pas nisjes së lidhjes së tij me modelen Gigi Hadid. Sipas Daily Mail, aktori 50-vje...

18:48

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi të martën se komediani dhe aktori britanik Russell Brand, 50 vjeç, është akuzuar me një rast përdhunimi dhe një rast sul...

17:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI