Flash

Berisha: Si i përfitonte Balluku pasuritë në kurriz të taksave të shqiptarëve

Lapsi.al 26 December 2025
Berisha: Si i përfitonte Balluku pasuritë në kurriz të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren që po zhvillohet në Manzë ka kujtuar aferat e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe pronat e saj marramendëse, duke u ndalur në 300 apartamente dhe 15 supermarkete.

“Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm maja e ajsbergut. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i vidhte ajo apartamentet? I jepte rrugën njërit pa ta ndërtuar, jepte leje ndërtimi dhe i thoshte që katet e sipërme ishin të sajat. Paratë i ke tek rruga u thoshte. Pensionistët nuk merrnin dot ilaçet numëronin kafshatën,. Ndërsa ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, 2 jahte ajo. Po Rama sa ka mendoni ju? Ju jap fjalën e nderit që ka 20-fishin e tyre”, tha ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, duke u përqendruar...

07:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI