Flash

Gjykata lë në burg 21 nga 22 të arrestuarit për shpërndarje droge në Tiranë

Lapsi.al 26 December 2025
Gjykata lë në burg 21 nga 22 të arrestuarit për

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 nga 22 personat e arrestuar dy ditë më parë, pas goditjes së një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit. Vetëm për një prej të ndaluarve u vendos një masë më e lehtë sigurie.

Në burg u lanë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Ndërkohë, për Blerim Malin gjykata caktoi një masë më të butë sigurie, duke marrë parasysh rrethanat familjare, pasi ai ka nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni policor dy ditë më parë, pas zbërthimit të aktivitetit të grupit që shpërndante drogë në disa zona të Tiranës. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi rreth 10 kilogramë kanabis dhe 100 doza të tij, afro 500 gramë kokainë, 5 automjete, 28 telefona celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 mijë euro cash.

Nga hetimet rezulton se aktiviteti kriminal ushtrohej kryesisht në zona si Blloku, Kamza, Lapraka, Selita, Tirana e Re, Shkoza, Ali Demi, Xhamlliku, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astiri, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shpërndaheshin në lokale, tabakino, përmes mjeteve taksi, si edhe të kamufluara si dërgesa porosish të ndryshme.

Sipas dosjes hetimore, Olsi Mici ishte i angazhuar në shpërndarjen e drogës duke përdorur taksi, ndërsa Erdison Gjella lëvizte me një motoçikletë për shpërndarje picash, të identifikuar me një markë ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI