Flash

Jordyn Woods konfirmon fejesën me Karl-Anthony Towns

Lapsi.al 26 December 2025
Jordyn Woods konfirmon fejesën me Karl-Anthony Towns
Jordyn Woods dhe basketbollisti i NBA-së, Karl-Anthony Towns, kanë njoftuar fejesën e tyre në Ditën e Krishtlindjes, duke ndarë me ndjekësit momente romantike nga propozimi në Instagram. Çifti publikoi foto nga momenti special, të shoqëruara me mbishkrimin: “Marry Christmas.” Propozimi u zhvillua në Overstory, një nga lokalet më luksoze të Nju Jorkut, me pamje nga Ura e Brooklyn-it dhe ajo e Manhattan-it.  Në festë ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjes së çiftit. Motra e Jordyn, Jodie Woods, e quajti ngjarjen “mbrëmja më e bukur”, duke ndarë foto në Instagram Story. [embed]https://www.instagram.com/p/DSs5CFLlQON/?hl=en&img_index=2[/embed]

Jordyn Woods dhe Karl-Anthony Towns nisën lidhjen e tyre në vitin 2020, pasi u njohën përmes miqve të përbashkët. Ata festuan pesëvjetorin e lidhjes së tyre në muajin maj.  Jordyn shkroi atëherë në Instagram Story: “Fokusi sot është play-off-i!!! Por gëzuar 5-vjetorin për ne… koha ka fluturuar, por njëkohësisht ndihet sikur kemi qenë bashkë gjithmonë.”

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Friends"

Aktori amerikan Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua për PEOPLE nga përfaqësuesi i tij, i cili ...

16:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI