Flash

Shifër rekord emigrantësh kalojnë Kapshticën për festat e fundvitit

Lapsi.al 26 December 2025
Shifër rekord emigrantësh kalojnë Kapshticën për festat

Pika kufitare e Kapshticës ka shënuar këtë vit një fluks të shtuar emigrantësh gjatë vigjiljes së Krishtlindjes.

Gjatë javës së fundit kanë hyrë rreth 40 mijë emigrantë për të kaluar festat e Krishtlindjes, Vitin e Ri dhe pushimet dimërore.

Ndërkohë që rreth gjysma e këtij numri, ka lëvizur nga Shqipëria drejt Greqisë, ku në pikën kufitare shqiptare është angazhuar personel i shtuar për të përballuar fluksin.

Në ditët me lëvizje të madhe, janë hapur shtatë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke ka pasur vetëm katër sportele, duke krijuar vonesa dhe fluks në territorin grek.

Data 24 dhjetor shënoi pikun e lëvizjes, me rreth 10 mijë emigrantë që hynë në territorin grek. Aktualisht fluksi ka rënë, duke lehtësuar kalimin, ndaj momentalisht janë në funksion katër sportele në hyrje dhe dy në dalje. Zisi tha se autoritetet shqiptare i kanë kërkuar palës greke që në ditët pas ndërrimit të viteve, kur pritet të shtohet fluksi, të bëjnë të mundur shtimin e sporteleve për të shmangur vonesat e mundshme.

Atmosfera festive në Korçë

Ndërkohë, në Korçë, të gjitha strukturat akomoduese janë rezervuar që nga fillimi i dhjetorit, madje siç shprehet Zisi thuajse në “100% për festën e Krishtlindjes” dhe po ashtu natën e ndërrimit të viteve. Zona e Korçës, përfshirë Dardhën dhe Voskopojën, ka regjistruar një shtim të turistëve, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Azia. Përveç kësaj, ka pasur një ulje të çmimeve të akomodimeve, ndryshe nga vitet e tjera, për të tërhequr vizitorë më të shumtë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI