Flash

Aksident me vdekje në Durrës/ E reja merr përpara 69-vjeçarin

Lapsi.al 27 December 2025
Aksident me vdekje në Durrës/ E reja merr përpara

Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën Katund Sukth–Fllakë, në qarkun e Durrësit, ku një aksident automobilistik i ka marrë jetën një të moshuari. Sipas informacioneve paraprake, një 29-vjeçare, residente në Durrës, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një biçiklist 69-vjeçar që po lëvizte në rrugë.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI