Flash

Policia palë me krimin, Ilir Proda jep dekorata për inspektorin që fiku molotovin

Lapsi.al 27 December 2025
Policia palë me krimin, Ilir Proda jep dekorata për inspektorin

Policia e Shtetit është në ditët e saj më të zeza, ku zyrtarë të lartë të saj dalin herë pas here të lidhur me krimin e organizuar. Madje në disa kontrolle të fundit nëpër biznese e zyrtarë lidhur me dosjen "Balluku", Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK e kishin përjashtuar fare Policinë e Shtetit.

Por ndërkohë kreu i kësaj organizate, Ilir Proda, për të cilin ka gjithashtu një mal me akuza për lidhje me krimin, ka gjetur kohë të dekorojë një inspektor policie i cili gjatë protestës së opozitës, shpëtoi një qytetar nga djegia me molotov.

Certifikata e dhënë ndaj inspektorit Marsel Bizja mban motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”.

Certifikata iu dorëzua nga vetë Proda gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Ju falënderoj për veprimin tuaj, pasi ky veprim dëshmoi edhe një herë humanizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Vijoni me përkushtim të përmbushni me nder këtë mision, sa të vështirë, po aq edhe fisnik”, u shpreh Proda.

Sikur të kishim një polici kaq të zellshme për të luftuar krimin sic është edhe për të dhënë e marrë dekorata, ndryshe do të kishin qenë punët në Shqipëri. Por për fat të keq nuk e kemi!

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI