Flash

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë

Lapsi.al 27 December 2025
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë

Ambasadat e Kosovës në Berlin, Paris dhe Bruksel kanë nisur procesin e votimit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat do të mbahen në Kosovë. Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Ambasadat kanë lajmëruar se procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00.

Votimi ka filluar në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës. Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadat jashtë vendit, kanë filluar tashmë të hedhin votat. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.

"Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadën tonë në Bruksel, kanë filluar tashmë të hedhin votat! Votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka nisur këtë mëngjes nëpër ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës në mbarë botën.

Demokracia në veprim  çdo votë çon peshë!"shkruan Ambasada e Brukselit.

"Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar me sukses që të marrin pjesë në votim, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja, çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi." shkruan Amabsada e Berlinit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI