Flash

Padi e re kundër Tyler Perry: akuza të rënda nga një tjetër aktor

Lapsi.al 28 December 2025
Padi e re kundër Tyler Perry: akuza të rënda nga një

Producenti dhe regjisori amerikan Tyler Perry është paditur me 77 milionë dollarë në Kaliforni, pasi një aktor tjetër ka ngritur akuza për sulm seksual, duke e bërë këtë rastin e dytë të tillë brenda pak muajsh.

Mario Rodriguez, i cili ka luajtur në filmin “Boo! A Madea Halloween”, ka depozituar padinë kundër Perry-t dhe kompanisë Lionsgate, duke pretenduar se regjisori ka bërë sjellje të papërshtatshme ndaj tij përgjatë disa viteve.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Rodriguez thotë se e ka njohur Perry-n në vitin 2015 në një palestër në Los Angeles dhe se në vitin 2018, pas një darke ku u diskutua për një rol të mundshëm në serialin “The Oval”, Perry ka bërë një veprim seksual të padëshiruar.

Rodriguez pretendon gjithashtu se një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2019 dhe se, pasi refuzoi këto afrime, Perry i kishte ofruar shuma parash.

Në padi, Rodriguez akuzon edhe Lionsgate, duke pretenduar se kompania ishte në dijeni të sjelljeve të dyshuara të Perry-t dhe megjithatë ka vazhduar ta financojë atë, pa ndërhyrë për të mbrojtur aktorët.

Avokati i Tyler Perry-t, Alex Spiro, i ka quajtur akuzat një “tentativë për përfitim financiar”, duke deklaruar për Page Six se i njëjti avokat ka dështuar më parë në një çështje tjetër kundër Perry-t dhe se edhe kjo padi do të dështojë.

Kjo padi vjen disa muaj pasi Derek Dixon, një tjetër aktor nga seriali “The Oval”, ngriti një padi prej 260 milionë dollarësh kundër tij, duke e akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe shantazh profesional.

Dixon ka deklaruar se kishte frikë të kundërshtonte ose të raportonte sjelljet e dyshuara, nga frika se do të humbiste rolin e tij në serial.

Edhe në atë rast, avokatët e Perry-t i mohuan akuzat, duke i quajtur ato të fabrikuara dhe një “mashtrim”.

 

Të këshilluara

Rob Kardashian rikthehet në reality show?

Rob Kardashian ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në ekran në sezonin e tetë të reality show-t “The Kardashians”, pas vitesh qëndrimi larg vëmendjes publike....

18:18

Ndahet nga jeta aktori i "Friends"

Aktori amerikan Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua për PEOPLE nga përfaqësuesi i tij, i cili ...

16:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI