Flash

Voton Albin Kurti: Koalicioni nuk dështoi për fajin tonë

Lapsi.al 28 December 2025
Voton Albin Kurti: Koalicioni nuk dështoi për fajin tonë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në këtë vend. Ai i ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën për votim duke i falënderuar për pjesëmarrjen në fushatë. Ai tha se beson që pjesëmarrja në votim do të jetë masive, dhe se kjo reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.

Kurti foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se ai që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin edhe majin e këtij viti. Sot jemi në zgjedhjet e parakohëshme pikërisht sepse u refuzuan koalicionet. Të jemi më të qartë meqenëse koalicioni dështoi pa fajin tonë”, tha ai.

“Sapo votova këtu në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, për legjislaturën e 10 të Kosovës sot është një ditë edhe e bukur e edhe e rëndësishme i ftojë të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën dhe uroj dhe besoj punojmë që legjislatura e 10 të konstituoet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve” - tha më herët Kurti. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI