Flash

Voton Bedri Hamza: Mbështesni një qeveri që bashkon dhe ofron stabilitet

Lapsi.al 28 December 2025
Voton Bedri Hamza: Mbështesni një qeveri që bashkon dhe ofron

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për Kryeministër ka ushtruar sot të drejtën e votës në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe rolin vendimtar të votës në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

“Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, - tha ai.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, duke theksuar se vetëm përmes pjesëmarrjes aktive mund të ndërtohet një qeverisje e përgjegjshme dhe një e ardhme më e qëndrueshme për Kosovën. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI