Flash

Voton Lumir Abdixhiku: Zgjidhni dikë për stabilitet, larg nga bllokada dhe përçarja

Lapsi.al 28 December 2025
Voton Lumir Abdixhiku: Zgjidhni dikë për stabilitet, larg nga bllokada

Në Kosovë ka votuar Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, njëherësh edhe kandidat për Kryeministër. Pas votimit ai tha se kjo ditë e zgjedhjeve është më e rëndësishmja e demokracisë.

Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për një zhvillim dhe stabilitet dhe jo për një bllokadë e përçarje që sipas tij përcolli vendin gjatë viteve të fundit.

“Më lejoni t’iu uroj në këtë ditë ku vendimmarrja i kthehet sovranit qytetarit, është ditë e mirë, e mbarë dhe të shpresojmë që në vazhdimësi gjithë procesi i votimit do të shkojë mbarë e mirë.

Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e 4 viteve të ardhshme, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar në këto vite”, - tha Abdixhiku, pas votimit i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI