Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Gjenden 4 mijë fletë votimi me shenja në Rahovec

Lapsi.al 28 December 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Gjenden 4 mijë fletë votimi me shenja

Rreth 4 mijë fletë votimi me shenja të dukshme tek numrat e kandidatëve janë gjetur në qendrat e votimit në Rahovec. Sakip Kryeziu, menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini”, konfirmoi se këto fletëvotime janë lënë anash se për momentin po shfrytëzohen ato që janë të pastërta.

“Pas hapjes së vendvotimeve, jam informuar edhe unë, edhe Komisioni Komunal Zgjedhor se nëpër disa fletëvotime kanë qenë dy njolla, ose dy pika të themi kështu ngjyrë të verdhë në numrat 63, 64. Pastaj i kemi dërguar edhe numrin e caktuar sepse këtu te ne janë 11 vendvotime, nga të gjitha këto kur i kemi numëru këto fletëvotime me shenja janë gjithsej 4 mijë. Kështu kemi vendosur që njëherë të shpërndahen fletëvotimet që janë të pastërta, dhe pastaj të vazhdohet nëse vijmë deri te numri i tyre që janë edhe me shenja”, - tha ai në T7.

Kryeziu tha se beson që bëhet fjalë për një gabim gjatë printimit ngase të gjitha këto fletëvotime janë me pika të njëjta.

“Shihet se është punë serike, me siguri gjatë printimit jam i bindur. Janë me pika të njëjta me sasi, nuk ka mundësi të ketë qenë me dorë. Por me siguri se ka paraqitë shqetësim”, tha ai. /Reporteri.net

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI